Palacio de Congresos de Tirana
La estructura del edificioPallati ka një shtrirje rreth 70 metra paralel me shëtitoren dhe lartësi 18 deri në 23 metra. Qëllimi ka qenë harmonizimi i mirë me objektet ekzistuese përreth si me Muzeun Arkeologjik, stadiumin "Qemal Stafa", Kryeministrinë e Radio-Televizionin Shqiptar. Mjedisi kryesor është salla e madhe prej 2100 vendesh e kompozuar për të plotësuar kërkesat funksionale, artistike dhe akustike për zhvillimin e kongreseve, konferencave e koncerteve. E pajisur me ajër të kondicionuar, ndriçimin e nevojshëm, pajisjet e zërit, të televizionit, të përkthimit në disa gjuhë, të cilat do të shërbenin për veprimtari të ndryshme prej kongreseve deri tek koncertet. Pallati i Kongreseve u projektua që kthimi i sallës nga mjedis mbledhjeje në mjedis koncerti të projektohej me lehtësi. Për veprimtari të ndryshme u projektuan edhe tri salla me kapacitete 150, 280 dhe 300 vende si dhe shumë mjedise pune, shërbime e teknike. Rëndësi i është kushtuar trajtimit të holleve në tre katet, të cilat synohej të funksionin për shërbimet, pushimin, ekspozita e veprimtari të ndryshme. Para las obras de construcciónStudim të veçantë ka kërkuar arritja e shprehjes së jashtme të objektit, duke synuar që ajo të jetë origjinale, e pastër, monumentale në përputhje me funksionin e tij. Pamja e jashtme me brinjët rrezore, xhamat me kënde etj., është frymëzuar nga ndërtimet e traditës në Gjirokastër, Berat dhe nga kullat e veriut, pa i kopjuar ato. Materialet veshëse janë zgjedhur sipas kërkesave arkitektonike. U bë një punë studimore e gjatë për njohjen, zbërthimin dhe përvetësimin e metodave të reja bashkëkohore për kohën, siç ishin modelet e llogaritjeve në hapësirë të konstruksioneve, metodat llogaritëse me elemente të fundme, duke përdorur skema statike të reja, të papërdorura më parë deri në atë kohë. Objekti nga pikëpamja konstruktive u konceptua që në rast tërmeti të punonte si një i tërë, në llogaritje u mor parasysh puna e njëkohshme si e elementeve horizontale ashtu dhe e atyre vertikale. Problem që kërkoi shumë studimore të veçantë, ishte dhe konstruksioni i mbulesës së sallës kryesore, e cila ka formë rrethore dhe një diametër 54 metra. Një mbulesë e tillë u ndërtua për herë të parë në vendin tonë dhe ishte e lidhur me shumë probleme të vështira, qoftë nga pikëpamja matematike, ashtu dhe konstruktive, ndërtimore e teknologjike. Punimet u kryen nga punonjësit e kantierit nr. 7 të ish-ndërmarrjes "21 Dhjetori" Referencias
Véase también |