Didier Drogba
Didier Drogba Yves Tébily (Frëngjisht: [didje dʁɔɡba]; lindur më 11 mars 1978), njohur zakonisht si Didier Drogba, është një ish futbollist profesionist fildishtas. Ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave dhe ish kapiteni i kombëtares së Bregut të Fildishtë. Drogba njihet më mirë për karrierën e tij te klubi anglez Chelsea; ai është golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e klubit dhe lojtari i huaj me më shumë gola. Në tetor 2012, ai u votua si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave i klubit nga tifozët në një sondazh në uebfaqen e klubit.[2] Ai gjithashtu është shpallur Futbollisti Afikan i Vitit dy herë, duke fituar edicionet e viteve 2006 dhe 2009.[3] Pasi luajti me skuadrat e të rinjëve, Drogba bëri debutimin e tij si profesionist në moshën 18 vjeçare për klubin e Ligue 2 Le Mans, dhe firmosi kontratën e parë si profesionist në moshën 21 vjeçare. Pasi e përfundoi sezonin 2002–03 me 17 Gola në 34 paraqitje me klubin e Ligue 1 Guingamp, ai kaloi te Olympique de Marseille, ku përfundoi si golashënuesi i tretë më i mirë në sezonin 2003–04 me 19 Gola dhe ndihmoi klubin për të arritur në finalen e 2004 UEFA Cup Final. Në verën e vitit 2004, Drogba u transferua te Çelsi për shumën rekord të klubit 24 milion £, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë fildishtas në histori. Në sezonin debutues ai ndihmoi skaudrën për të fituar titullin e parë të ligës pas 50 vitesh, dhe një vit më vonë ai fitoi një tjetër titull Premier League. Në mars 2012, ai u bë afrikani i parë që shënon 100 Gola në Premier League [4], dhe lojtari i parë që shënon në katër finale të ndryshme të FA Cup, pas Golit të shënuar kundër Liverpool në finalen e vitit 2012 [5]. Ai gjithashtu luajti edhe në 2012 finalen e Champions Leagues, ku shënoi Golin e barazimit 1–1 në minutën e 88 dhe shënoi edhe penalltinë e tij kundër gjermanëve të Bayern Munich [6]. Pasi shpenzoi gjashtë muaj në Kinë me Shanghai Shenhua dhe një sezon e gjysëm me gjigandët turk të Galatasaray, Drogba u rikthye te Çelsi në korrik 2014 [7][8]. Një lojtar i kombëtares fildishtase nga viti 2002 e deri në vitin 2014, Drogba ishte kapiteni i kombëtares së tij nga viti 2006 e deri në ditën e tërheqjes së tij nga futbolli ndërkombëtarë dhe është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 65 Gola në 104 paraqitje [9]. Ai udhëhoqi Bregun e Fildishtë në Kupën e Botës 2006, paraqitja e tyre e parë në këtë turnament, dhe gjithashtu shënoi edhe Golin e parë të tyre. Ai më pas ishte kapiteni i Bregut të Fildishtë në Kupat e Botës 2010 dhe 2014 [3]. Ai ishte pjesë e skuadrës së Bregut të Fildishtë që arriti në finalet e Kupës së Kombeve Arikane të viteve 2006 dhe 2012, ku ata u mposhtën nga gjuatjet e penalltive në të dyja rastet. Më 8 gusht 2014, ai deklaroi tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar. Referime
|