Euro
Euro (shenja valutore: €; kodi valutor: EUR) është valuta zyrtare e Bashkimit Evropian (BE). 18 Shtete anëtare e kanë përshtatur, këto vende së bashku njihen si Eurozona (Austria, Belgjika, Qipro, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Kroacia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja). Valuta gjithashtu përdoret edhe në pesë shtete tjera me marrëveshje formale gjashtë shtete tjera pa marrëveshje të tilla. Si rezultat, euro është valuta e vetme për mbi 330 milion Evropianë.[4] Përfshirë zonat që përdorin valuta "të kapura" mbas euros, euroja direkt ndikon rreth 500 milion njerëz në mbarë botën.[5] Ndërsa janë mbi 610 miliardë € në qarkullim që prej dhjetorit 2006, euro ështa valuta me vlerën më të madhe të përbashkët të monedhave në qarkullim, duke e kapërcyer Dollarin e Shteteve të Bashkuara.[6] HyrjeSipas vlerësimeve zyrtare të PBB në 2007, Eurozona është ekonomia më e madhe në botë nga marsi 2008 pasi që kursi i këmbimit USD/EUR kaloi 1,56.[7][8][9][10] Euroja u prezantua në tregjet financiare të botës si valutë më 1999 dhe u lëshua në përdorim si monedhë dhe kartmonedhë fizike më 1 janar 2002. Ajo zëvendësoi ish-Njësinë Valutore Evropiane (ECU) me këmbim 1:1. Euroja menaxhohet dhe administrohet nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) me bazë në Frankfurt dhe Eurosistemi (i cili përbëhet nga banka qendore e vendeve të Eurozonës). Si bankë e pavarur qendrore, BQE-ja ka autoritet të vendosë politikat monetare. Eurosistemi merr pjesë në shtypjen dhe shpërndarjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, dhe operimin e sistemit pagues të Eurozonës. Megjithëse gjithë shtetet anëtare të BE-së kanë të drejtë të bashkangjiten nëse i përmbushin disa detyrime monetare, jo të gjithë anëtarët e BE-së kanë vendorur ta përshtasin valutën e re. Të gjitha vendet që i janë bashkuar BE-së që nga implementimi i Traktatit Maastricht, kanë thënë se do ta pështasin euron në kohën e duhur. Maastrichti i detyroi anëtarët aktual të përshtasnin euron; sidoqoftë, Britania e Madhe dhe Danimarka u përjashtuan nga ky detyrim për veten e tyre.[11] Suedia e refuzoi euron në një referendum më 2003, dhe e ka shmangur detyrimin për tu bashkangjitur duke mos i plotësuar kushtet. Përveç kësaj, katër Mikroshtetet Evropiane (Vatikani, Monako, Andorra, dhe San Marino), megjithëse nuk janë anëtarë të BE-së, kanë përshtatur euron për shkak të lidhjeve valutore me vendet anëtare. Dy shtete të tjera Evropiane, Mali i Zi, dhe Kosova kanë adoptuar euron njëanësisht, megjithëse edhe këto nuk janë anëtare.) KarakteristikatMonedhatEuroja ndahet në 100 cent (gjithashtu të njohur si "euro cent" për t'i dalluar nga monedhat tjera). Të gjitha monedhat euro në qarkullim (ku përfshihen monedhat komemorative €2) kanë "anën e zakonshme" që tregon vlerën e saj me 15 shtetet para të BE-së në prapavijë. Kjo anë u dizajnua nga Luc Luycx. Nga viti 2007 ose 2008 (varësisht nga shtetet) harta e “vjetër” u zëvendësua me një hartë të Evropës, duke treguar kështu edhe shtete që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, p.sh. Norvegjia. Monedhat gjithashtu kanë një "anë kombëtare" që tregon një figurë të zgjedhur nga shteti që i prodhon. Monedhat Eura nga secili vend mund të përdoren në secilin vend tjetër të Eurozonës. Donominimet e monedhave janë €2, €1, 50 cent, 20 cent, 10 cent, 5 cent, 2 cent dhe 1 cent. Në Holandë, disa, dhe në Finlandë, me ligj, transaksionet në para janë të rrethuara deri tek 5 centët e fundit, për të shmangur përdorimin e dy monedhave më të vogla. KartëmonedhatMonedhat Komemorative me vlerë €2 janë vënë në qarkullim me ndryshime në anën kombëtare të monedhës - siç bëri Greqia për Lojërat Olimpike 2004. Këto monedha janë mjet ligjor në të gjithë Eurozonën. Monedha me denominime (vlera) të ndryshme (p.sh. monedha 25 euro) janë vënë në qarkullim gjithashtu, por but këto nuk janë të menduara për qarkullim gjeneral ose si mjet ligjor. Dizajni për Banknota euro ka dy anë të zakonshme (por jo identike). Notat në qarkullim janë €500, €200, €100, €50, €20, €10, €5. Secila banknotë ka ngjyrën e saj dhe i dedikohet një periudhe artistike të arkitekturës Evropiane. Ana e përparme e notës ka dritare dhe porta kurse ana tjetër ka ura. Kujdes i veçantë i është kushtuar që shembujt arkitektonike të mos përfaqësojnë ndonjë monument ekzistues, me qëllim që mos të ketë probleme se cilat monumente duhet të përfshihen ose xhelozi. Disa nga banknotat me vlera të mëdha si €500 nuk prodhihen në secilin vend, megjithatë janë mjet ligjor në të gjithë Eurozonën. Simboli
Simboli grafik i euros (€) është inspiruar nga shkronja greke epsilon dhe ka të bëjë me shkronjën e parë të fjalës “Evropa”. Vijat paralele e përfaqësojnë stabilitetin e Euros. shkurtesa zyrtare e euros, e cila është evidentuar nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) dhe përdoret për qëllime zyrtare, financiare dhe komerciale, është ‘EUR’. Prezantimi i Euros
Jashtë BE (8)
Ekonomistët që ndihmuan në krijimin e euros përfshijnë Robert Mundell, Wim Duisenberg, Robert Tollison, Neil Dowling, Fred Arditti dhe Tommaso Padoa-Schioppa. Emri euro u zgjodh më 4 gusht 1995 nga Germain Pirlot, një esperantist belg dhe ish-mësues i Frëngjishtes dhe Historisë,[19] dhe u adoptua zyrtarisht në Madrid më 16 dhjetor 1995. Për shkak të dallimeve në konventa kombëtare për rrumbullakësimin dhe numrat domethënës, të gjitha ndërrimet mes valutave kombëtare duhet të kryheshin me procesion e triangulizimit me euron. Vlerat definitive në euro të këtyre ndarjeve (që pasqyrojnë kursin e këmbimit me të cilin këto valuta hynë në euro) janë treguar në të djathtë. Kurset u vendosën nga Këshilli i Bashkimit Evropian, duke u bazuar në një rekomandim nga komisioni Evropian i bazuar në kurset e tregut më 31 dhjetor 1998, në mënyrë që një NjVE (ECU (Njësia Valutore Evropiane)) të barazohej me një euro. (Njësia Valutore Evropiane ishte një njësi bashkangjitëse e përdorur nga BE-ja, bazuar në valutat e shteteve anëtare; ajo nuk ishte valutë në vete.) Vendimi i Këshillit 2866/98 (EC), më 31 dhjetor 1998, i lëshoi këto kurse. Ato nuk mund të lëshoheshin më herët, sepse NjVE-ja varej nga kurset finale të këmbimit të valutove jo-euro (kryesisht funta angleze) atë ditë. Shiko edhe
Commons: Euro – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
Shënime
Burime të dhënash
Lidhje të jashtme
|