Janari
Janari (ose kallnori ose kollozheku) është muaji i parë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe ka 31 ditë. Emri janar është adaptim nga emri Janus, perëndia Romake e dyerve dhe udhëkalimeve. Janari dhe shkurti kanë qenë dy muajt e fundit që i janë shtuar kalendarit, që prej kohëve kur Romakët e konsideronin dimrin si periudhë pa-muaj. Fillimisht, marsi ishte muaji i parë, por janari e mori këtë pozicion ngaqë në këtë periudhë u zgjidhnin konsujt. Dita e parë e janarit njihet si Dita e Vitit të Ri dhe festohet në shumicën e vëndeve në botë. Janari fillon me të njëjtën ditë si tetori, përveç në vitet e brishta, kur fillon me të njëjten ditë si prilli dhe korriku. Kallnori është fjala e vjetër e përdorur për muajin janar.[1] Për këtë muaj Hilë Gjeçi në fletoren e tij shkruan se populli thotë uj kam.[2] Burim i të dhënave
|