Namazi
Namazi - është shtylla e dytë e Islamit, detyrim i cili i shpallet Muhammedit a.s. gjatë udhëtimit të tij i njohur si Miraxhi. Namazi është detyrim për të gjithë myslimanët të cilët jan të aftë psiqikisht dhe fizikisht (për të gjymtit fizikisht namazi është i detyrueshëm por me lehtësime). Detyrim vendimtar i namazit është abdesi, pa marrjen korrekte të abdesit namazi është i pa pranueshëm. Detyrim gjithashtu është që namazi të falet në kohën e vet e cila shpallet nëpërmjet ezanit. Gjatë kryerjes së namazit myslimanët kthehen kah Qabja. Argumente mbi faljen e namazit
Falja e namazit bëhet duke u bazuar në rregullat e dala nga dy burimet kryesore të legjislacionit islam, pra Kur'anit dhe hadithit. Myslimanët gjatë të gjitha veprimeve para, gjatë dhe pas faljes së namazit bazohen në këto dy burime. Nëse në ndonjë veprim këto dy burime janë me deklarim jo direkt, të pa kuptueshëm për masën atëherë merret parasysh konkluzioni i dijetarëve islamë të cilët janë legjitim dhe të pranueshëm. Kushtet e namazitNamazi si tërësi ka 12 kushte (detyrime, farze), pa llogaritur nënkushtet të cilat i kanë këto kushte, të cilat patjetër duhet t'i ketë për t'u llogaritur i kryer. Nga këto dymbëdhjet kushte gjashtë (6) janë kushte që duhet plotësuar para hyrjes në namaz kurse gjashtë janë të lidhura drejtpërdrejt me kryerjen e vetë aktit të namazit.
Pjesët e namazit
Para faljes së namazit rregull dhe element kryesorë për faljen e namazit pa të cilin jo që nuk pranohet namazi por edhe njeriu i vetedijshem nëse falë namaz llogaritet mëkatarë është abdesi. Pjesët që e përbëjnë namazin janë: Prishja e namazit
Që nga para hyrja në namaz, namazi është i prishur nësë personi nuk ka marr abdesin në tërësi ose edhe nëse nuk ka plotësuar të gjitha detyrimet e abdesit. Si falet namazi
Të falurit e namazit për femra ka dallim nga të falurit e namazit për meshkuj jo vetëm në mënyrën e të falurit por edhe në kushtet e kohës së faljes së namazit. Me kohën e faljes së namazit nënkuptohet periudha kohore dhe jo koha brenda ditës. Namazi në përgjithësi është i detyrueshëm për të gjithë myslimanët e moshës së pjekur. Në këtë gjithpërfshirje nuk marrin pjesë njerëzit me të meta psiqike sepse islami i ka liruar nga të gjitha përgjegjësitë dhe detyrimet, por nuk lihen anash njerëzit me të meta fizike këta njerëz kanë lehtësime në faljen e namazit prap se prap e kanë të detyrueshme. Gratë kanë një statut të posaçëm në këtë drejtim. Grave u është e ndaluar falja e namazit gjat kohës së menstruacioneve dhe gjat kohës së lehonisë, sepse namazi kërkon pastërti jo vetëm psiqike e shpirtërore por edhe pastërti fizike.
Namazi sipas kohës
Namazet tjera
Namazet sipas detyrimitShih dhe këtëLidhje të jashtme |