Roberto Boninsegna
Roberto Boninsegna (lindur më 13 nëntor 1943) është një ish futbollist profesionist italian i cili luante si sulmues. Si lojtar, ai përfaqësoi kombëtaren italiane në dy edicione të FIFA Kupës së Botës, duke arritur finalen në 1970. Karriera me klubeBoninsegna e nisi karrierën e tij si profesionist në Serie B me Praton në sezonin 1963–64. Një sezon më pas, ai u transferua te Potenza, e cila gjithashtu luante në Serie A. Pas kësaj, ai do të luante me Varesen po në të njëtën sezon. Në vitin 1966, Boninsegna u transferua te Cagliari ku do të qëndonte për tre vitet e ardhshme. Në sezonin 1968–69, ai ndihmoi klubin të arrinte një vend të dytë në Serie A, duke luajtur krah legjendës së klubit Luigi Riva në sulm. [1] Gjatë verës së vitit 1976, Cagliari udhëtoi në Shtetet e Bashkuara për të luajtur në Ligën e Amerikës së Veriut si Chicago Mustangs; ai ishte golashënuesi më i mirë me 11 gola në nëntë ndeshje.[2] Boninsegna fitoi statusin si një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim në vitet 1970 si lojtar i Interit dhe Italisë, duke luajtur krah Sandro Mazzolës. Në Serie A, ai regjistroi 171 gola në 281 ndeshje, duke fituar çmimin Capocannoniere si shënuesi më i mirë në sezonet 1970–71 dhe 1971–72. Pas transferimit të tij te Interi në vitin 1969, Boninsegna fitoi Scudetton në sezonin 1970–71 si dhe arriti finalen e Kupës Evropiane një sezon më pas, duke u mposhtur nga Ajaxi.[1][3] Ai u transferua te klubi rival Juventus në vitin 1976 në këmbim të Pietro Anastasit,[4][1] duke luajtur tre sezone gjatë së cilës fitoi dy kampionate, një Coppa Italia dhe një Kupë UEFA.[3][5] Pasi u largua nga Juventusi në vitin 1979, Boninsegna shpenzoi vitin e fundit të karrierës me Veronën në Serie B, duke njoftuar tërheqjen nga futbolli në përfundim të sezonit 1979–80.[1] Karriera ndërkombëtareBoninsegna bëri debutimin e tij me Italinë më 18 nëntor 1967 në një kualifikuese të Euro 1968 kundër Zvicrës, e cila u mbyll në barazim 2–2.[1] Ai nuk u thirr nga trajneri Ferruccio Valcareggi të ishte pjesë e ekipit për finalet e turnamentit, të cilën Italia e fitoi. Ai do të kishte disa mosmarrëveshje me Valcareggin përgjatë viteve.[3] Boninsegna luajti në dy edicione të Kupës së Botës me Italinë, në vitet 1970 dhe 1974.[1] Gjithsej, ai regjistroi 9 gola në 22 ndeshje me Italinë.[1][6] Gjatë FIFA Kupës së Botës 1970 që u zhvillua në Meksikë, Boninsegna ishte një nga lojtarët kryesor të Italisë, duke shënuar dy gola gjatë turnamentit. Në ndeshjen emocionuese gjysëm-finale kundër Gjermanisë Perëndimore, ai shënoi një gol dhe më pas asistoi golin e fitores të Luigi Riverës me Italinë që fitoi 4–3 në kohën shtesë.[3][5][7] Në finale, ai shënoi golin e vetëm të Italisë (kur shënoi ishte goli i barazimit momental) në disfatën 4–1 kundër Brazilit;[5] ai u zëvëndësua në minutat e fundit nga Rivera.[3][6] Profili i lojtaritSi lojtar, Boninsegna ishte një sulmues i fuqishëm, i shkathët dhe akrobatik, i cili shquhej për aftësinë e shënimit të golave dhe inteligjencën brënda zonës kundërshtare. Ai ishte një golashënues i shquar i cili njihej për rrezikshmërinë e tij në duelet ajërore pavarësisht se nuk ishte i gjatë apo i fizikisht i madh.[4][8] Ai gjithashtu zotëronte shpejtësi, rezistencë, aftësi teknike dhe vazhdimësi, veti këto që e bënë atë një nga sulmuesit më të mirë italian të gjeneratës së tij.[1] Falë kërcimit të tij dhe aftësisë për të shënuar gola me kok, gazetarët sportiv i vunë pseudonimin "Bonimba".[9] Pavarësisht talentin, Boninsegna shpesh u kritikua për egoizmin e tij, edhe pse ai ishte i aftë të krijonte raste shënimi për shokët e ekipit.[3] Ai gjithashtu njihej për rivalitetin e tij në fushë me mbrojtësin e Juventusit Francesco Morini, i cili më pas u bë shoku i tij i skuadrës.[10] Statistikat e karrierësKlube
KombëtarjaBurimi: [6]
TrofeKlube
Kombëtarja
Personale
Referime
Lidhje të jashtmeRoberto Boninsegna Arkivuar 17 korrik 2011 tek Wayback Machine te Inter.it |