Tirana
Tirana, në të folmen tiranase: Tirona, është kryeqendra e qarkut dhe rrethit me të njëtin emër dhe kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë. Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë, rreth 35 km në lindje të Durrësit dhe rreth 40 km në veriperëndim të Elbasanit, në një luginë të rrethuar nga Mali i Dajtit në lindje, kodrat e Kërrabës dhe Saukut në jug, kodrat e Vaqarrit dhe Yzberishtit në perëndim dhe ato të Kamzës në veri.[5] Më 1614, valiu i Shkodrës,[6] Sylejman pashë Bargjini nga Mulleti e ngriti në rangun e kasabasë,[7] por haset e përmendur që më 1418 në një dokument të Venedikut, duke qenë pjesë e viseve të banuara vazhdimisht që nga Epoka e Hekurit. Në kushtet e Luftës Ballkanike, paria e Tiranës shpalli pavarësinë 26 nëntor 1912 dhe u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërsisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtetuese. Ishte vendi qendror i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Sot qyteti po përjeton një periudhë të zhvillimit progresiv ekonomik, social dhe urban, me ndërtimin dhe rregullimin monumentale e parqeve, ndërtesave, duke përfshirë edhe rindërtimin e objekteve fetare të shkatërruara gjatë pushtimit turk dhe regjimit komunist. Qyteti i Tiranës është qyteti më i madh i Shqipërisë dhe qendra më e madhe ekonomike, administrative, politike, industriale, mediale, akademike, sociale dhe kulturore e vendit.[8] Tirana ndodhet vetëm 17 km larg aeroportit "Nënë Tereza", i vetmi aeroport ndërkombëtar në Shqipëri i njohur dhe me emrin Rinas. Ky aeroport është hyja më e rëndësishme lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës.[5] Tirana shtrihet në koordinatat 41.33° veri dhe 19.82° lindje. GjeografiaTirana ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit. Lartësia e fushës së Tiranës është nga 20 m deri në 120 m, kurse dy malet më të larta rrëz të cilëve shtrihet janë Mali i Dajtit me 1612 m dhe Mali me Gropa me 1828 m. Qyteti gjendet rreth 34 kilometra larg detit Adriatik në perëndim. Nga jugu dhe perëndimi rrethohet nga kodra relativisht të ulta, kurse nga ana veriperëndimore Tirana shtrihet mbi një zonë të rrafshët. Në periferinë veriore kalon lumi i Tiranës. Disa kilometra më tutje nga ana jugore rrjedh lumi i Erzenit. Para reformës administrative të 2014, sipërfaqja e qytetit të Tiranës ishte rreth 31 km², ndërsa sipërfaqja e gjithë rrethit ishte 1288 km² dhe përfshinte katër qendra: Tiranën, Vorën, Krrabën dhe Kamzën si dhe 150 fshatra. Pas reformës administrative bashkia e Tiranës u zgjerua në 1,110.03 km² ndërkohë që rrethet si njesi administrative u shkrinë. Tirana gjithashtu është pjesë e qarkut të Tiranës që ka një sipërfaqe prej 1,652 km² dhe përfshin pesë bashki : Tiranën, Kamzën, Vorën, Kavajën dhe Rrogozhinën. Qendrën e Tiranës e përshkon përroi i Lanës i cili në grykëderdhje bashkohet me lumin Ishëm. Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin. KlimaNë Tiranë mbizotëron një klimë nëntropikale-mesdhetare me rreshje dimërore dhe me temperatura mesatare vjetore në korrik + 24° Celsius dhe në janar +7° Celsius. Në vit bie 1 189 mm shi.
Historia
Regjistrimi i tokave të qytetit u bë nën pushtimin osman, në vitet 1431–1432. Më 1614 Sylejman Pasha, e ngriti në rangun e kasabasë duke ndërtuar një xhami, një hamam dhe një imaret. Dy shekuj me vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. Dy lagjet më të vjetra të Tiranës kanë qenë ajo e Mujos dhe e Pazarit, të ndodhura sot në zonën mes qëndrës aktuale dhe rrugës së Elbasanit. Si kryeqytet i përkohshëm Tirana u shpall më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925. Në vitin 1990 Tirana numëronte vetëm 244.200 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjitha anët e tjera të vendit përdrejt kryeqytetit, të cilët shpresojnë të gjejnë aty punë dhe jetë me të mirë, e ka çuar popullsinë e Tiranës në mbi 1.000.000 banorë. Tirana, siç quhet dhe nga vendasit Zemra e Shqipërisë, është qyteti që lulëzon dhe zhvillohet më shpejt, ai është tepër ritmik dhe ofron mundësi të shumëllojshme aktiviteti jo vetëm për banorët vendas, por edhe atyre të huaj. KryeqytetiTirana u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtutetuese. Në Historinë e Popullit Shqiptar, "Periudha e Pavarësisë" (28 nëntor 1912 – 7 prill 1939), në faqen 249 përmendet shpallja e Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetuese dhe miratimi i statutit apo kushtetutës republikane, në të cilat Tirana shpallet përfundimisht kryeqytet i Shqipërisë. Në Tiranë, përkundrazi kundërshtimi i Esat Pashë Toptanit, hëpërhë ishte eleminuar, për sa kohë ai ishte kundërshtar i qeverisë së Durrësit. Veç kësaj Tirana ndonëse kishte një popullsi të barabartë me atë të Elbasanit, kishte kushte më të mira për organet qeveritare. Këtu kishte më tepër ndërtesa të mëdha, më tepër lokale publike, më tepër rrugë të gjera, më tepër hotele. Duke marrë parasysh këto faktorë, qeveria e Lushnjës mori vendim më 9 shkurt 1920, që ta vendoste kryeqytetin e Shqipërisë përkohësisht në Tiranë, duke e lënë të hapur çështjen e vendosjes përfundimtare të kryeqytetit kur të mblidhej e para asamble kushtetuese. Me miratimin e të gjithë pjesëtarëve të Kongresit të Lushnjës, anëtarët e Këshillit të Lartë, së bashku me pjesëtarët e qeverisë dhe të Këshillit Kombëtar, hynë më 11 shkurt 1920 në Tiranë, fill pasi repartet e ushtrisë italiane ishin larguar nga qyteti dhe vendosur në Durrës. Banorët e Tiranës e pritën me entuziasëm hyrjen e organeve të larta shtetërore, në kryeqytetin e përkohshëm të Shqipërisë, të cilin asambleja kushtetuese e vitit 1925 e shpalli përfundimisht kryeqytet të saj. Sidoqoftë jeta e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë fillon më 11 shkurt 1920.[9] EtimologjiaEkzistojnë disa hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë:
Për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut. ArkeologjiaMozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut "Partizani" në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik. Sipas autorëve, kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me një absidë ishte ambjenti kryesor i saj. Autorët mendojnë edhe që në shek. V-VI vendin e vilës e zuri një bazilikë paleokristiane. Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u vu në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK). Gjatë viteve 2003-2004 punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut "Partizani" zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit. Më kryesoret këtu ishin vaskat e fermentimit të mushtit të rrushit, por edhe pjesë të tjera muresh në dy pika të ndryshme. Brenda këtij kompleksi u zbuluan tre stela varresh të periudhës romake. Gërmimet e fundit përforcuan mendimin se kemi të bëjmë me një vilë fshatare, ndërkohë që nuk është gjetur asnjë e dhënë për transformimin në bazilikë paleokristiane të mbështetur nga autorët e gërmimit të parë të viteve ’70. Në mënyrë konvencionale, siti arkeologjik është emërtuar dhe njihet me emrin "Mozaiku i Tiranës".[11] PolitikaKryebashkiakët e Tiranës
Pas rënies së komunizmitQë nga tetori i vitit 2000 deri më 23 maj 2011 kryetar i bashkisë se Tiranës ishte piktori dhe lojtari i dikurshëm i basketbollit, si dhe për një kohë të shkurtër ministër i kulturës, rinisë dhe sportit, Edi Rama. Në tetor të vitit 2003 ai u rizgjodh sërish pas zgjedhjeve komunale. Paraardhësit e tij të viteve '90 ishin kryebashkiakët Sali Kelmendi (1992–1996) dhe Albert Brojka (1996–2000) të Partisë Demokratike (PD). Më 23 maj 2011 kryetari i ri i bashkisë u shpall Lulzim Basha një i diplomuar në një nga universitetet më të njohur të Europës i cili fitoi zgjedhjet e 8 majit 2011 ndaj ish kryetarit të Bashkisë, Edi Rama. Këshilli Bashkiak
Këshilli Bashkiak zgjidhet për një periudhë 4-vjeçare. Mandati i këshilltarit është i vlefshëm nga koha që këshilltarët bëjnë betimin dhe e nënshkruajnë atë, deri në konstituimin e këshillit pasardhës. Mandati i këshilltarit pushon para afatit 4-vjeçar në rastet që parashikon neni 27, pika 4 (gërmat a, b, c, c, d, dh, e, ë) e ligjit 8652, dt.31.07.2000, Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore. Këshilltari që mbaron mandatin para kohe në përputhje me ligjin, lëshon një deklaratë me shkrim ku shpjegon arsyet përkatëse.[12] Për zëvendësimin e tij komisioni i mandateve i paraqet Këshillit Bashkiak kandidatin e rradhës të listës shumëemërore të subjektit elektoral të cilit ai i përkiste duke ndjekur këtë rradhe pune:
Në periudhën nga data e shpalljes së zgjedhjeve të rradhës deri në konstituimin e këshillit të ri, Këshilli Bashkiak ushtron funksione të kufizuara dhe merr vendime vetëm për raste të situatave emergjente.[12] KomisionetKëshilli Bashkiak i Tiranës përbëhet nga 55 këshilltarë. Ai ka 14 komisione të cilat janë:
Gjatë periudhës janar-qershor 2010, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar 14 Vendime.[12][13] BinjakëzimetNjësitë bashkiake
Bashkia e Tiranës është ndarë në njëmbëdhjetë bashkitë të vogla.
Demografia
Tiranës u përmend për herë të parë midis viteve 1372 dhe 1418 në dokumentet veneciane. Gjatë asaj kohe, ajo njihej si një fshat i vogël që përbëhej nga 60 zona të banuara, me rreth 1000 shtëpi dhe 7300 banorë. Marin Barleti (një historian dhe prift shqiptar nga Shkodra), Tiranë e Madhe dhe e Vogël. Në vitin 1583, qyteti kishte 110 zona të banuara me 2900 shtëpi dhe 20,000 banorë. Kur Sylejman Pasha themeloi qytetin në vitin 1614, ndërtimet e para në zonë ishin një xhami, një furrë dhe një hamam. Dy shekuj më vonë, kontrolli i qytetit u fitua nga familja fisnike Familja Toptani e Krujës dhe kishte vetëm 4000 banorë. Është vërejtur se dy lagjet më të vjetra ishin Mujos dhe Pazari, midis Sheshit Skënderbej dhe Rrugës së Elbasanit, në të dyja anët e lumit Lana. Në vitin 1820 popullsia e Tiranës ishte rreth 12.000 banorë. Pas Rënies se komunizmit në Shqipëri në vitin 1990, qyteti kishte rreth 250.000 banorë dhe që atëherë një fluks i madh nga pjesët e tjera të vendit e ka rritur popullsinë në 557,422 sipas censit të 2011, ndërkohë që rritja vazhdon dhe aktualisht. Sipas Censit të 2011, përbërja fetare e bashkisë së Tiranës ishte 55.7% myslimane, 6.4% ortodokse, 5.4% katolike dhe 3.4% bektashi. Pjesa tjetër prej 29.1%, ishin kryesisht jofetarë (ateistë, agnostikë etj.) apo të padeklaruar.[21] Kisha Katolike Romake përfaqësohet në Tiranë nga Kryepeshkopata e Tiranës dhe Durrësit, me Katedralen e Shën Palit, selinë e tanishme të prelatit. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë shërbehet nga Kryepeshkopi i Tiranës në Katedralen e Ringjalljes. Indeksi Fischer i Çmimit, i cili matet nga Banka e Shqipërisë, tregon që gjatë vitit 2020-2021, çmimet e banesave në Tiranë janë rritur me 12,3%. [22][23] Indeksi i Çmimit për Tiranën u rrit me 46,7% ndaj periudhës bazë (2013).[24] Turizmi
Burimi:[25] Disa nga pikat turistike që mund të vizitohen në Tiranë janë:
Dajti EkspresHoteleHotele të njohura në Tiranë janë:
KalatëKalaja e Petrelës
Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justinianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë. Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë. Në fillim të shek. XIV-të ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues midis Matit e Shkumbinit, në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve.[26] Kalaja e Prezës
Barleti përmend Prezën si qyteza e Parthinëve. Fakti që e përmend Barleti tregon se ajo duhet të jetë ndërtuar para rrethimeve të Krujës dhe ndërtimi i saj duhet të jetë në fillim të shek. XV nga Topiasit të cilët ishin zotëruesit e kësaj zone. Me sa kuptohet, braktiset në kohën e Gjon Kastriotit dhe vetë i biri i tij. Pas pushtimit turk asaj iu bënë disa riparime, ndërmjet të tjerave u ndërtua edhe një xhami.[27] Ekonomia
Tirana është qendra më e rëndësishme industriale në Shqipëri. Për tu përmendur janë industria e lehtë dhe ushqimore si dhe industria ndërtimore, por edhe industria e ndërtimit të makinerive apo ajo e tekstileve dhe e përpunimit të qelqit. Si në të gjithë vendin ashtu edhe kryeqyteti i Shqipërisë ndodhet në një periudhë tranzicioni. Pas rrëzimit të diktaturës komuniste shumë vepra të dikurshme industriale kanë dalë pjesërisht jashtë përdorimit dhe nuk funksionojnë rregullisht. Por ndërkohë po merren masa të shpejta për rimëkëmbjen dhe vënjen sa më të shpejtë në punë të veprave ekzistuese dhe të reja. Shumica e popullsisë janë sot të punësuar në sektorin e tregtisë dhe atë të ndërtimit, në sektorin e shërbimeve publike, atë turistik dhe si punonjës të shtetit. TransportiTransporti rrugor
Tirana ndodhet rreth 40 km larg portit më të rëndësishëm të vendit, që ndodhet në Durrës. Qysh prej vitit 2000 dy qytetet lidhen me autostradë. Nga Tirana udhëtojnë përditë autobuzë për në qytetet më të rëndësishme të vendit. Autobusë të rinj, sipas të gjitha standardeve evropiane dhe me të gjitha kushtet e një shërbimi cilësor urban. Ashtu siç është premtuar, Bashkia e Tiranës fillon ndërhyrjen në mjetet e transportit publik si pjesë e paketës së masave të përmirësimit të shërbimit, hartuar në kuadër të strategjisë së transportit, në të cilën u konsiderua parësore përmirësimi i kushteve të komoditetit dhe të lëvizjes në shërbimin e Transportit Publik. E konsideruar si një revolucion i madh në standartet e transportit të Tiranës, ky rinovim do të shtrihet në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, me vënien në funksionim të autobusëve të niveleve më të larta bashkëkohore. Pikat e shtijes së aboneve
Transporti hekurudhorTrena pasagjerësh të Hekurudhës së Shqipërisë udhëtojnë gjithashtu rregullisht për në qytetet e Durrësit dhe me tej për në Vlorë si dhe për në Pogradec dhe për në Shkodër. Transporti ajrorNë Rinas gjendet Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza", i cili është rreth 25 km larg nga Tirana. Linjat ajrore lidhin Tiranën direkt me metropolet e Evropës Perëndimore, Evropën Lindore dhe prej andej me mbarë botën. Qarkullimi rrugor vitet e fundit ka pasur nje rritje të jashtëzakonshme. Autobuzët, makina të shumta private dhe automjete të rënda transporti qarkullojnë në mbarë vendin. Perveç kësaj është planifikuar dhe ndërtimi i një linje hekurudhore, mbi të cilën do të qarkullojë treni ekspres nga Tirana për në aeroport dhe anasjelltas. Institucione e TiranësBibliotekaBiblioteka Kombëtare u themelua në vitin 1922 dhe kishte 5000 vëllime. Institute Arsimore
Institucione qeveritare
Muzetë
MediatRadio
GazetaTelevizioniSportiTrivia
Qytetarë nderi
Pamje nga qyteti
Panorama
Lidhje të jashtme
Shiko dhe këtu
Literatura
Referime
Wikimedia Commons ka media në lidhje me Tirana. |